Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjakova pa barnatore të hapura gjatë natës

Lajme 15/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët në Gjakovë ankohen se në mungesë të barnatoreve të hapura gjatë natës, mbesin pa i siguruar ilaçet që u nevojiten për trajtim. Ankesa rreth mosrregullimit të punës së barnatoreve në ndërresën e natës dhe të dielave kanë edhe farmacistët. E në Komunë kanë bërë të ditur se është duke u punuar në përpilimin e një rregulloreje që do t’u bënte zgjidhje ankesave të shprehura.

Sylejman Rrustemi nga Gjakova thotë se gjatë një rasti të urgjencës në mesnatë pati mbetur pa ia siguruar bashkëshortes së tij ilaçin që i nevojitej për trajtim.Ai thekson se barin nuk ka arritur ta blinte, pasi asnjë nga barnatoret në afërsi të Spitalit rajonal në Gjakovë nuk ishte hapur atë natë. Si pasojë e mosrregullimit të kujdestarive të barnatoreve gjatë ndërresës së natës me anë të një vendimi komunal, Rrustemi pretendon se edhe shumë qytetarë të tjerë përballen me situata të ngjashme.

“Po duhet të jetë e nevojshme të jetë 24 orë hapur. Unë mbrëmë e pata rastin dhe të gjitha kanë qenë të mbyllura mbrëmë barnatoret. Kur nuk e ka spitali duhet ta gjejmë në barnatore, të furnizohemi me ilaçe, por nuk pati as barnatore hapur dhe është dashtë të presim deri në mëngjes”, ka thënë Rrustemi.

Pos qytetarëve, ankesa kanë edhe pronarët e farmacive.

Farmacisti Ideal Zhubi, thotë se përcaktimi i punës së barnatoreve gjatë natës dhe në ditët e diel do të krijonte lehtësi dhe rregull në treg.

“Barnatoret përfitojnë nëse bëhet të kujdestarojnë të dielave edhe nga kujdestaria e natës, pasi që formohet një rregull, një orar ku barnatoret punojnë deri në orën 9-10, në bazë të marrëveshjes që bëhet dhe pastaj e kanë lirinë edhe me pushu punëtorët të dielave, sepse barnatoret me sa di unë, nuk kanë rregullore që i detyron të mbyllen të dielave, prandaj duhet punëtorët ose farmacistët të punojnë 7 ditë të javës”, ka deklaruar Zhubi.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ledian Rexha, thotë se subjekti i tij e ka shtruar këtë çështje në Kuvend Komunal, por që nga kjo instancë nuk është shprehur gatishmëri për trajtim.

“Si lëvizje, e kemi hapur si temë diskutimi në mbledhje të asamblesë. Herën e parë kryetari ka thënë që nuk ka bazë ligjore për ta bërë një gjë të tillë, kurse herën e dytë kemi prezantuar dokumente se si e kanë rregulluar komunat e tjera”, deklaroi Rexha.

Në Komunën e Gjakovës, drejtoresha e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu, bëri të ditur se është duke u punuar në përpilimin e një rregulloreje për rregullimin e punës së farmacive. Ajo ka shtuar se për raste të emergjencës, barnatorja qendrore e Spitalit i përmbush nevojat e pacientëve.

E zëdhënësi i Spitalit Rajonal, Besart Gashi, ndonëse thekson që barnatorja e spitalit i plotëson nevojat, pranon që ka raste kur disa barna e produkte farmaceutike mungojnë./Koha.net/

Artikulli paraprakPse nuk duhet të fërkoni sytë?
Artikulli i rradhës Mendonte se ka tërhequr një muskul të qafës, u diagnostikua me kancer në fazën e katërt

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.