Gjatë vitit 2024, në Repartin Obstetrikë (Salla e Lindjes) të Spitalit të Gjakovës, janë regjistruar plot 1,555 lindje.
Nga këto, 514 kanë qenë lindje të kryera me prerje cezariane, duke reflektuar kujdesin mjekësor të avancuar dhe përkushtimin ndaj shëndetit të nënave dhe foshnjave, transmeton Gazeta Shenta.
Përveç lindjeve, spitali ka kryer një numër të madh operacionesh dhe shërbimesh të tjera gjinekologjike, duke kontribuar ndjeshëm në kujdesin shëndetësor për gratë e rajonit.
Postimi i plotë:
Gjatë vitit 2024, në Repartin Obstetrikë (Salla e Lindjes) në Spitalin e Gjakovës erdhën në jetë 1 mijë e 555 bebe. Lindje me prerje cezariane kanë qenë 514.
Po ashtu janë kryer edhe shumë operacione dhe shërbime të natyrave të ndryshme gjinekologjike.




