Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Lajme 23/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se dy raste kanë ndodhur në Pejë, tre në Prishtinë dhe një në Kaçanik.

Tutje në raport thuhet se nga gjashtë rastet e paraqitura, pesë persona janë arrestuar ndërsa një në Pejë është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 22.09.2025 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën -nënën e tij. Njësitet policore gjatë bastisjes në banesë kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje e substancave narkotike dhe letra për mbështjelljen e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pejë 22.09.2025, 09:00. Është raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kaçanik 22.09.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-me probleme psikike-mendore, nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. I dyshuari fillimisht është dërguar në QKMF-Kaçanik për tretman mjekësor, e pastaj në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 22.09.2025 – 00:00. Është iniciuar rasti ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët, bashkëshortja si viktimë. Policia ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarit. I dyshuari është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 22.09.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 22.09.2025 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Artikulli paraprakNjë implant i ri që mund të ndryshojë jetën e pacientëve me dëmtime të palcës kurrizore
Artikulli i rradhës Reparti i Gjinekologjisë në Spitalin “Sheikh Zayed” rifillon punën me kapacitete të plota

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.