Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 2,856 testime të kryera janë konfirmuar 372 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
Në mesin e gjashtë viktimave është edhe një person i moshës 54 vjeçare nga Prizreni.
gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 333 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 55,224.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 7,041 raste aktive./GazetaShneta/