Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjatë shtatorit çmimet e konsumit ishin më të larta

Lajme 10/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin shtator 2025 ishte më i lartë, në një mesatare prej 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë 2024, ndërsa inflacioni mujor ishte -0,2 për qind në shtator 2025, njoftoi sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raporti thuhet se rritja e çmimeve të konsumit vjen për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (23,1%); bileta të fluturimeve (22,5%); energji elektrike (17,4%); kafe, çaj dhe kakao (14,2%); pemë (13,0%); mirëmbajtje dhe riparime të pajisjeve personale të transportit (12,8%); mish (12,1%).

Rritja vazhdon te shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); qumësht, djathë dhe vezë (8,8%); shërbime hoteliere (8,3%); shërbime ambulantore (7,3%); vajra dhe yndyrna (6,8%); perime (5,8%); pije alkoolike (4,7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,3%); kujdes personal (4,1%); bukë dhe drithëra (3,8%).

Në raport thuhet se rritje kishte edhe te arsim i paklasifikuar sipas nivelit (3,8%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (3,8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,6%); furnizim me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,5%); duhan (3,4%); gjëra personale (3,2%); këpucë (3,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,2%); veshje (1,9%); dhe ndryshime të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe, me një ndikim të vogël në IHÇK, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3,1 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2 për qind në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.2% në muajin shtator 2025 krahasuar me muajin gusht 2025, si rezultat i rënies së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-3.6%), pemët (-2.8%), biletat e fluturimeve (-1.6%), energjia elektrike (-1.2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.4%), qumështi, djathi dhe vezët (1.1%), blerja e automjeteve (0.6%) dhe shërbimet hoteliere (0.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK./KP/

Artikulli paraprakPalestinezët nisin të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi hyn në fuqi armëpushimi në Gazë
Artikulli i rradhës Rritet shuma e asistencës sociale për familjet në nevojë, Murati jep detaje

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.