Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri u diagnostikuan 805 gra dhe 10 burra me kancer gjiri

Lajme 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit vazhdon të shtojë numrin e grave të prekura prej tij nga viti në vit. Edhe 2024 ka shënuar rritje të rasteve të reja, dhe më shumë shtrime spitalore.

Të dhënat u bënë publike nga drejtoresha e sapo emëruar në krye të ISHP Dorina Toçi në kuadër të tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Ajo tha se pavarësisht pacienteve në rritje, lajm i mirë është se nuk ka shtim tek moshat e reja.

“Për vitin 2024 bazuar në regjistrin kombëtar të kancerit janë diagnostikuar 805 raste të kancerit të gjirit te gratë. Është një incidencë që ka ardhur në rritje, grupmosha më e rrezikuar është 50-70- vjeç”, tha Toçi.

Por kanceri i gjirit nuk kursen as meshkujt, përgjatë vitit 2024.

“10 raste me kancer të gjirit te meshkujt, sigurisht prek edhe meshkujt por shumë më rrallë se te gratë”, theksoi ajo.

Specialistët e shëndetësisë vënë theksin tek kapja në faza të hershme të kancerit të gjirit si një formë për të rritur mbijetesën.

Përgjatë vitit që lamë pas 25 mijë gra në të gjithë vendin kanë kryer mamografinë, 50 prej tyre kanë zbuluar se janë të prekura nga kanceri i gjirit. Bluzat e bardha apelojnë për vetëkontroll të gjirit dhe kryerjen e ekzaminimeve ekografike apo dhe mamografinë në mënyrë periodike pas moshës 50 vjeç./Euronews/

Artikulli paraprakPolicia e Kosovës apelon për kujdes në trafik gjatë ditëve me shi
Artikulli i rradhës Pas vendimit të Kushtetueses, BE dhe juristët kërkojnë veprim të menjëhershëm

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.