Janë zbuluar emrat e personave të gjetur në gërmadha në zonën e ish-kënetës dhe te ‘Dy Gjelat’ në Durrës.
Në ish-kënetë janë zbuluar trupat e Marjeta Lala dhe dy fëmijëve të saj binjakë Dionis dhe Dionisa Lala. Po kështu janë gjetur edhe trupat e Emilio Lala dhe Ilir Lala, ky i fundit i paralizuar.
Në zonën e ‘Dy gjelave’ po në Durrës janë gjetur në rrënoja, trupat e Xhuljeta Hoxha dhe Nafije Rexhepi.
Deri më tani numri zyrtar i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka shkuar në 47, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur.