Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për gjendjen e jashtëzakonshme në Spitalin e Pejës, në të cilën janë duke u trajtuar 24 persona të lënduar. I pari i ekzekutivit reagimin e ka bërë nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.
Ai është shprehur falënderues ndaj personelit mjekësor të Spitalit Rajonal të Pejës, si dhe ka përgëzuar ata për reagimin e shpejtë dhe profesional, njofton Gazeta Shneta.
“Falenderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidetuarve.”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.
Kryeministri i vendit gjithashtu ka njoftuar se ka dërguar Ali Berishën, zëvendësministrin e shëndetësisë, në Spitalin Rajonal të Pejës sapo ishte informuar për ngjarjen.
Ndryshe, asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë./Gazeta Shneta/