Përgjatë 24 orëve të fundit, Korea e Jugut shënoi numrin më të lartë të rasteve pozitive që nga 2 marsi.
Sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë, në 24 orët e fundit u shënuan 629 raste të reja pozitive shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Poashtu, gjatë kësaj periudhe janë raportuar dhe shtatë viktima si pasojë e covid-19.
Nga shifrat e fundit vendi shënoi mbi 36 mijë raste pozitive dhe 536 viktima./GazetaShneta/