Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermani: Debati për moshën e pensionit

Lajme 08/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për përcaktimin e moshës së daljes në pension ekzistojnë dy modele të ndryshme: mosha ose numri i viteve të kontributeve të paguara në sigurimet shoqërore. Cili syresh do të fitojë?

Në kuadër të debateve për reformimin e sistemit të pensioneve në Gjermani, Ministrja e Punës, Bärbel Bas, e konsideron si të mundshme idenë e lidhjes së moshës së daljes në pension me numrin e viteve të kontributeve të paguara në arkën e sigurimeve shoqërore. “Mendoj se ideja është në thelb mjaft mirë”, tha bashkëkryetarja e partisë social-demokrate SPD-së për mediat gjermane. Ajo iu referua një rekomandimi të ekonomistit Jens Südekum, këshilltar i Ministrit të Financave, Lars Klingbeil, i cili e konsideron lidhjen e moshës së daljes në pension me vitet e kontributeve më të drejtë sesa lidhjen e saj me jetëgjatësinë.

Dy modele

Bas shpjegoi se për moshën e pensionit ekzistojnë dy modele të ndryshme. Një mundësi është që mosha e daljes në pension të bazohet në jetëgjatësinë, ose në vitet e kontributeve që ka paguar dikush në sistem. Bas dha një shembull: “Nëse dikush fillon një praktikë në moshën 16 vjeç dhe më pas paguan në sistemin e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar, ai mund të dalë në pension më herët”. “Kurse ata që fillojnë të punojnë më vonë, duhet të punojnë më gjatë”.

Ky mund të jetë një lajm i keq për atë që studiojnë dhe mbarojnë universitetin, sepse ata në përgjithësi fillojnë të punojnë më vonë se ata që nuk studiojnë, por nisin të punojnë menjëherë pas shkollës. Bas tha se të dy modelet do të diskutohen në komisionin e pensioneve.

Vendimtare sot për sot data e lindjes

Aktualisht mosha e daljes në pension përcaktohet nga data e lindjes dhe deri në vitin 2031 mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht në 67 vjeç. Personat që kanë paguar 45 vjet kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të dalin më herët në pension.

Sipas Ministrisë së Punës për ata që kanë lindur pas 1 janarit 1953, mosha e daljes në pension rritet me dy muaj për çdo vit. Ata që kanë lindur pas 1 janarit 1964, mund të dalin në pension pa reduktim të pensionit kur mbushin moshën 65 vjeç. /DW

 

Artikulli paraprakZbulohet një barnatore me barna ilegale në Ferizaj
Artikulli i rradhës Ecja dhe ngjitja e shkallëve djegin më shumë energji

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.