Shteti gjerman pritet të mbyll shumë biznese që nga dita e mërkurë e deri të paktën me 10 janar.
Këto masa të ndërmarra janë si pasojë e rritjes së jashtëzakonshme të rasteve pozitive nga Covid-19 në javët e fundit shkruan Reuters, transmeton GazetaShneta.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se si rezultat i festave të fundvitit është rritur ndjeshëm kontaktet mes njerëzve, duke rezultuar me një rritje të dukshme të rasteve pozitive nga Covid-19.
“Unë do të kisha dëshiruar për masa të lehta, mirëpo më përshkak të festave të fundvitit numri i kontakteve është rritur ndjeshëm”, u shpreh Merkel.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se vetëm dyqanet e nevojshme si supermarketet, gjithashtu farmacitë e bankat do të qëndrojnë të hapura nga 16 dhjetori.
Në anën tjetër, përpos dyqaneve dhe bizneseve do të mbyllen edhe shkollat./GazetaShneta/