Janë larguar nga puna në Qendrën e Mjekësisë Familjare 60 punëtor shëndetësor me një vendim të kryetarit të kësaj komune Lutfi Hazirit.
Vendimi për largimin e 60 punëtorëve nga puna do t’i shkaktoj telashe edhe drejtorit të QKMF-së, Fejzullah Berisha, raporton T7.
Derisa, tani pacientët do të kenë rreth 60 punëtorë shëndetësorë më pak. E, i pari i Gjilanit thotë se vendim e mori për shkak të mungesës së mejteve financiare.
Ndërsa, në përgjigjen e saj, Ministria e Shëndetësisë ka treguar se gjatë mandatit të kaluar qeverisës, është nënshkruar marrëveshja mes Caritas Kosova, MPMS dhe disa komuna për “përkujdesje shëndetësore shtëpiake dhe ambulantore”.
Një marrëveshje tre palëshe ka qenë edhe me Komunën e Gjilanit për periudhën dhjetor 2016 – deri në fund dhjetorit 2017. Kjo marrëveshje, sipas Ministrisë, është përmbushur.