Gjinekologët e QKUK-së heqin karcinomën e dyanshme të ovareve tek pacientja 38-vjeçe

2021-05-06 në ora 16:49

Gjinekologët e Qendrës Klinike Universitare kanë kryer një operacion të rëndë të heqjes së karcinomës së ovareve.

Gjinekologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e anesteziologëve, kanë kryer një operacion të rrallë të karcinomës së dyanshme të ovareve, Stadi II, tek një paciente e moshës 38 vjeçare.

Ky është njëri ndër tumoret malinjë më të shpeshta të gjinisë femërore, e që nëse identifikohet me kohë, suksesi përmes operacionit është shumë më i lartë. Pacientja do të vazhdojë edhe për disa ditë trajtimin në këtë klinikë. /Gazeta Shneta/