Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologia Omeri tregon rreziqet për gratë shtatzënë me apendicit: Nga lindja e parakohshme tek aborti spontan

Lajme 02/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekja gjinekologe Xhensila Omeri, e ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, ka treguar rreziqet për gratë shtatzëna me apendicit.

Gjinekologia u shpreh se nëse apendiciti nuk mund të trajtohet më me antibiotikë, atëherë gruaja duhet të bëhet operacion pasi rrezikon jetën e saj dhe të fëmijës.

Ajo theksoi se risqet e operacionit varen nga tremujori i shtatzënisë së gruas.

Në tremujorshin e parë mund të ketë abort spotan, ndërsa në tremujorshin e dytë apo edhe më vonë rrezikon lindje të parakohshme.

Gjinekologia Omeri: Ajo që mund të bëjmë përpara se të ngelim shtatzënë është të bëjmë një konsultë paraprake tek gjinekologu dhe të bëjmë një jetë të shëndetshme. Nëse ne vuajmë nga një sëmundje, duhet të bësh analiza e konsulta të detajuara për të kaluar në kohë një problem që ekziston paraprakisht. Kjo ndodh në momentin kur t’i e planifikon shtatzëninë.

Apendiciti nuk mund të hiqet përpara shtatzënisë, por kur ke episode të përsëritura të infeksionit dhe vjen një moment që as terapia me antibiotik nuk funksionin.

Është një gjëndër që ka element mbrojtës. Janë një portë mbrojtëse për bakteret, është pjesë e organizmit dhe ka funksionin e vet.

A e dëmtojnë antibiotikët fëmijën?

Ka antibiotikë që përdoren në shtatzëni dhe nuk japin problem në ecurinë e fëmijës. Sidomos ku ka kaluar 3 mujori i parë kur edhe paracetamolët përdoren me kufizim. Por ka antibiotikë që përdoren në shtatzëni për të trajtuar infeksione të ndryshme. Zgjidhen antibiotikë nga gjinekologu që nuk dëmtojnë ecurinë e foshnjës.

Ndërhyrja kirurgjikale në muajin e 5-6 të shtatzënisë?

Ka problematika të ndryshme në 3 mujorë të ndryshëm në aspektin kirurgjikal dhe rrisqet që ka.

Kur flasim për urgjencë kirurgjikale nëse kemi një apendiciti që nuk trajtohet, ta mbajmë nën kontroll me regjim apo antibiotikë, duhet të bëhet operacion, nuk mund ta shtysh pavarësisht nëse në çfarë tremujorëshi është gruaja shtatzënë.

Sepse është urgjencë dhe rrezikohet jetën e nënës si edhe fëmijës. Nuk mund ta shtysh, duhet që të futesh në operacion pavarësisht tremujorit. Në tremujorin e parë rrezikon abort spontan, ndërsa tremujorin e dytë ose më vonë për lindje të parakohshme.

Sa e shëndetshme mund të jetë kjo lindje para kohe?

Është gjithmonë delikate dhe varet nga periudha që është bebi. Nën 28 javë është shumë herët.

Pavarësisht se janë raste të rralla, menaxhohen me ekip multidisiplinar. Bëhet fjalë për dy jetë nën vetvete. Në përgjithësi shkon mirë, kur kapen në kohë. Në momentin që e vonon dhe duhet të ishte operuar më përpara, rrezikon shumë më shumë sepse mund të çahet, rrezikon jetën e tënde dhe bebit./PanaromaTv/

 

Artikulli paraprakFurrat me mikrovalë mund të jenë të rrezikshme për disa lloje ushqimesh
Artikulli i rradhës Mjekët thonë se ky është virusi më i rëndësishëm për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.