Gjinekologia Gjina Zeqiri e cila akuzohet për punë të jashtëligjshme në klinikën e saj të frytnimit artificial ‘Global Hospital’, dhe e cila ka ikur nga drejtësia për këtë rast, thotë se shteti i Kosovës është kriminal.
Zeqiri kërkohet përmes një fletarrestimi ndërkombëtar, siç konfirmon Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Transplantim i kundërligjshëm dhe Trafikimi i Organeve dhe Qelizave Njerëzore”, shkruan Gazeta Shneta.
Gjinekologia ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme të mbajtura në Kosovë. Ajo konsideron se dje ka fituar demokracia.
“Për pothuajse dy dekada qytetaret e Kosovës me votën e tyre e legjitimuan qeverinë primitive e mafioze te haraçit, dhunës dhe terrorit ne kurrizin e tyre. Për me tepër, institucionet e Kosovës për 18 vite nuk janë ne funksion te popullit porse me tepër ngjajnë ne oaza te krimit te organizuar. Dhe, me nje qeverisje te tille kriminale, Kosova u kthye me shekuj mbrapa, duke ua tejkalua edhe vendeve me te prapambetura te Afrikës”, shkruan Zeqiri në facebook.
Ajo vazhdon tutje duke i akuzuar politikanët për korrupsion dhe për të njëjtin thotë se duhet të arrestohen e dënohen.
Postimi i plotë i saj:
Nuk ka EVOLUCION, pa REVOLUCION.
Per pothuajse dy dekada qytetaret e Kosoves me voten e tyre e legjitimuan qeverine primitive e mafioze te haracit, dhunes dhe terrorit ne kurrizin e tyre. Per me teper, institucionet e Kosoves per 18 vite nuk jane ne funksion te popullit porse me teper ngjajne ne oaza te krimit te organizuar. Dhe, me nje qeverisje te tille kriminale, Kosova u kthye me shekuj mbrapa, duke ua tejkalua edhe vendeve me te prapambetura te Afrikes.
Si duket tere ata politikane qe i fituan votat ne periudhen e pasluftes duke e mashtrua popullin ne emer te patriotizmit fals, paskan luftua vetem per interesa personale e klanore, andaj te tilleve kurre me nuk iu besohet. Madje, ata shkuan aq larg sa qe qytetaret i roberuan kurse shtetin e privatizuan sikur ai te ishte prone e tyre private.
Por, fatmiresisht, edhe perkunder kapjes se cdo poreje te shoqerise nga klanet mafioze te nentokes, dje fitoi demokracia ne Kosove. Madje, sikur mos te kishte pase vjedhje te votave dhe sikur t’i ishte mundesua edhe mergates te votonte, Vetevendosje do ta fitonte shumicen e votave dhe nuk do te kishte pasur nevoje fare qe te shkon ne koalicion me ata qe dje e rrahen, e burgosen dhe e maltretuan pafundesisht, vetem pse kjo levizje e thoshte te verteten e hidhur per keqqeverisjen. Prandaj, ata zyrtare mafioze qe vrane dhe i urdheruan perndjekjet e aktivisteve te Vetevendosjes si dhe te cdo qytetari te pafajshem per keto dy dekada, sot jo vetem qe duhet te turperohen por edhe te denohen.
Kurse, Vetevendosjes do t’i nevojiten edhe shume vite te punes se palodhshme per t’ia kthye dinjitetin e humbur popullit te Kosoves nga ata qe per 18 vite e shkelen pertoke. Dhe, turpi me i madh bie mbi intelektualet te cilet u dorezuan dhe iu nenshtruan analfabeteve a krimineleve, ne vend se t’i luftonin ata me cdo kusht dhe ta udheheqnin popullin pas vetes drejt nje ardhmerie me te ndritur.
Prandaj sot, cdo qytetar i vetedijshem, i madh e i vogel, duhet te angazhohet qe ta mposhte diktaturen dhe ta merr fatin ne duart e veta, ne menyre qe ballehapur te ece drejt qyteterimit dhe civilizimit. Sepse, kombi shqiptar nuk e meriton qe te njolloset per shkak te nje grushti politikanesh te korruptuar.