Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu i arrestuar muajin e kaluar denoncohet sërish për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Lajme 24/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët që nuk zbatojnë rregullat e profesionit të kujdesit shëndetësor ose haptazi veprojnë në mënyrë të pakujdesshme gjatë dhënies së shërbimeve, duke shkaktuar përkeqësimin e gjendjes së pacientit ndiqen penalisht dhe raste të tilla nuk janë edhe fort të rralla në vendin tonë.

Shumë shpesh janë denoncuar këso raste, që dyshohen se ndodhin qoftë në spitale publike apo edhe klinika private, raporton Gazeta Sinjali.

Dyshime për një rast të tillë janë ngritur nga disa familjarë të një pacienteje që është operuar në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, në fillim të muajit qershor, të cilët po e akuzojnë gjinekologun Fisnik Sinani.

Emri i Sinanit u bë i njohur për publikun muajin e kaluar, pasi i njëjti u arrestua bashkë me dy mjekë të tjerë, lidhur me një rast tjetër dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak.

Por çfarë dihet për rastin e fundit që u denoncua?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme, Sinani është denoncuar në Polici nga disa persona, nën dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Sipas informacioneve të para, personat që e raportuan rastin janë familjarë të një pacienteje, e cila i ishte nënshtruar operacionit në Repartin e Gjinekologjisë, të cilët kanë deklaruar se pas ndërhyrjes në spital, familjares së tyre i janë shfaqur komplikime.

Bazuar në dëshminë e tyre të dhënë para hetuesve policorë, sipas disa kontrolleve që viktima ka kryer më pas, te mjekë të tjerë, pretendojnë se është konstatuar se gjatë operacionit që ka kryer në Spitalin e Prizrenit, ka pasur një gabim nga mjeku.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, për të ftuar në stacion edhe palën që u denoncua, gjinekologun Sinani.

Ndërsa në anën tjetër, akoma nuk është marrë asnjë deklaratë nga vet viktima, për shkak se e njëjta nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të dëshmuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe gjinekologun Sinani për të marrë një deklaratë lidhur me rastin, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/

 

Artikulli paraprakFoshnja në rrobalarëse: Ish-drejtoresha e infermierisë në Spitalin e Pejës synon të kthehet në pozitë përmes gjykatës
Artikulli i rradhës Gjinekologu Elton Peçi: Shqipëria s’ka dhurues sperme, e marrim nga vendet e BE-së

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.