Gjinekologu i njohur Prof. Dr. Selami Sylejmani, ka kujtuar momentin e specializimit të tij në Klinikën Universitare në Zagreb të Kroacisë para 32 vjetësh, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka treguar se si e kishte refuzuar ofertën e spitalit kroat për punësim menjëherë pas specializimit, për shkak se vendi i tij Kosova kishte mungesë të gjinekologëve dhe ai duhej të kthehej për t’i ndihmuar qytetarët e vet.
Rrëfimi i tij i plotë:
Vitet kalojnë, kujtimet mbesin!
Sot, para 32 vitesh, në Klinikën Universitare më të njohur në Zagreb të Kroacisë e njohur si PETROVA BOLNICA, iu nënshtrova provimit specialistik në gjinekologji me obstetrikë. Pas dhënjes së provimit, më ofruan punësimin në këtë klinikë, për çka komisionit iu falenderova nga zemra për këtë vlerësim kaq të lart që më bënë. Komisionit ju thash se Kosova në këto momente ka shumë nevojë për mjek të profilit tim, dhe nuk mundem ta zhgënjej! E vlerësuan lartë arsyetimin tim dhe më dëshiruan shëndet dhe suksese për qëllimet tuaja që një ditë të bëheni shtet.
Me shumë respekt për të gjithë ata që më ndihmuan gjatë përgaditjes sime profesionale e shkencore!