Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu shqiptar tregon pse është rritur numri i aborteve tek femrat e reja

Lajme 07/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Abortet në Shqipëri mbeten në nivele shqetësuese. Mjekë obstetër-gjinekologë pohojnë se mungesa e raportimeve nga klinikat private në lidhje me abortet që realizohen pranë tyre, janë ndër shkaqet kryesor që nuk ka të dhëna zyrtare të sakta. Megjithatë, shqetësues mbetet fakti se shumë prej këtyre aborteve vijnë edhe nga adoleshentet.

Femrat në moshë të re po përfshihen gjithnjë e më shumë në aborte. Sipas të dhënave zyrtare grup moshat 20-34 vjeç kryejnë numrin më të lartë të aborteve krahasuar me grupmoshat e tjera 67.9% kundrej totalit, kurse abortet e kryera nga femrat adoleshente zënë 4.8% të numrit total të aborteve.

Ky numër i aborteve mbetet shqetësues në vendin tonë. Abortet te adoleshentët mosha 15-19 vjeç, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2010, ku regjistroheshin 2.5 aborte në l000 lindje ndërsa viti 2016 dhe 2017 mbeten në të njëjtat nivele. 1.9 aborte në 1000 lindje në vit.

Mjeku gjinekolog Maks Gjoni thotë se dëmët që shkaktohen të adoleshentet që abortojnë janë shumë të mëdha.

Maks Gjoni: Çdo abort shoqërohet me një 2% ndërlikim, përfshi këtu edhe pamundësi për të pasur një shtatzëni prapa, i lidhur kjo me numrin e partnerëve dhe me moshën që kryejnë marrëdhëniet e para seksuale.

Por, shqetësuese mbetet fakti që ka ende aborte të paregjistruara.

Maks Gjoni: Duhet të dalinë në dritë shifrat, të cilat fshihen  pas aktivitetit të spitaleve private apo abordi që kryhet me medikamente.

Ndër qytetet me numrin më të lartë të aborteve pas Tiranës 2117 vjen Fierin me 425 aborte, Durrësin me 402 dhe Beratin me 305 aborte.

Krahasimi i aborteve sipas grup-moshës së gruas dhe statusit martesor të saj sipas ISHP tregon qartë se në vendin tonë pjesa më e madhe e aborteve 92.0%  kryhen nga femrat e martuara, kundrejt 6.3% që kryhen nga femrat beqare.

Artikulli paraprakReceta e pijes që ua heq dhjamin në bel për katër ditë
Artikulli i rradhës Nëna tregon çfarë ndikimi pati qumështi i gjirit në çarjet e lëkurës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.