Ish-drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, është sistemuar si specialist në klinikën e Gjinekologjisë.
Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje më 12 tetor, pas presionit nga skandali i vdekjeve të dyshimta të pacientëve në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Gjocaj e kishte arsyetuar dorëheqjen e tij në mungesë të buxhetit të mjaftueshëm për të investuar në shëndetësi.
Por ai nuk ka mbetur pa punë. Gazeta Shneta mëson se ai tashmë është punësuar në repartin e Endokrinologjisë në Gjinekologji. Këtë e ka konfirmuar edhe zyra për media e SHSKUK-së.
“Zyra e drejtorit te përgjithshëm ju konfirmon se me vendim të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, ish drejtori Curr Gjocaj, është sistemuar si specialist gjinekolog tek Klinika e Gjinekologjisë”, thuhet në përgjigje. /Gazeta Shneta/