Gjatë 24-orëve të fundit në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, janë kryer 30 lindje.
Gjysma e këtyre nënave që kanë sjellë bebe në jetë, e kanë bërë me prerje cezariane, raporton Gazeta Shneta.
Në raport janë regjistruar 16 bebe të gjinisë femërore dhe 14 meshkuj.
Nëntë gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/