Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjysma e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni, vetëm 11% e mbajnë nën kontroll

Lajme 09/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shqipëria renditet ndër vendet me përhapjen më të lartë të hipertensionit në Europë. I njohur ndryshe si “vrasësi i heshtur”, ky problem shëndetësor shfaqet me rritjen e vazhdueshme të tensionit të gjakut në arterie — enët që transportojnë gjakun nga zemra drejt organeve të trupit.

Sipas të dhënave më të fundit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga hipertensioni.

Në shifra konkrete, kjo përkthehet në afërsisht 797 mijë qytetarë të prekur. Edhe më shqetësuese është se vetëm gjysma e tyre janë të vetëdijshëm për këtë gjendje shëndetësore.

Sëmundje që vepron në heshtje

Për shkak se shpesh kalon pa simptoma, hipertensioni mund të zhvillohet për vite të tëra pa u vënë re. Kjo bën që shumë njerëz të mos kërkojnë ndihmë mjekësore derisa të shfaqen komplikacione serioze si infarkti, goditja në tru apo sëmundjet kronike të veshkave.

Vetëm 11% marrin trajtim

Sipas raportit të OBSH-së, vetëm 11% e të prekurve në Shqipëri e mbajnë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut dhe marrin trajtim të rregullt. Kjo do të thotë se rreth 711 mijë persona jetojnë me hipertension të pakontrolluar, duke rrezikuar shëndetin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se hipertensioni i patrajtuar është një nga faktorët kryesorë që çon në sëmundje kardiovaskulare, demencë dhe dëmtime të organeve jetike.

Faktorët që ndikojnë

Mjekët vënë në dukje disa nga arsyet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundjeje në vend: konsum i lartë i kripës, alkoolit dhe duhanit, mungesë aktiviteti fizik dhe mbipesha. Të dhënat tregojnë se numri i të prekurve është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe pritet të vazhdojë në rritje deri në vitin 2030.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e enjte
Artikulli i rradhës Deputetët paguhen mbi 1 milion euro për ‘zero punë’

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.