Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka raportuar të martën se gjysmë milionë vdekje nga COVID-19, ishin regjistruar që kur u zbulua varianti Omicron, duke e quajtur numrin “përtej tragjikës”.
Një nga udhëheqësit e gjendjes së OBSH-së, Abdi Mahamud, njoftoi se 130 milionë raste dhe 500,000 vdekje ishin regjistruar globalisht që kur Omicron u shpall një variant shqetësimi në fund të nëntorit, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Që atëherë, Omicron ka kapërcyer me shpejtësi Delta-në, si varianti dominues i COVID-19 në botë, sepse është më i transmetueshëm, megjithëse duket se shkakton sëmundje më pak të rënda.
“Në epokën e vaksinave efektive, gjysmë milionë banorë vdesin, dhe është me të vërtetë diçka shqetësuese,” tha Mahamud në një bashkëveprim të drejtpërdrejtë në kanalet e mediave sociale të OBSH-së.
“Ndërsa të gjithë thoshin se Omicron është më i butë, (ne) e humbëm gjysmë milionë banorë që që kur u zbulua varianti,” tha ai.
“Është përtej tragjikës”.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e çështjes së OBSH-së për COVID-19, tha se numri i madh i rasteve të njohura të Omicron ishte “befasues”, ndërsa numri i vërtetë do të ishte shumë më i lartë.
“Ne jemi ende në mes të kësaj pandemie,” tha ajo. “Shumë vende ende nuk e kanë kaluar pikun kulminant të tyre me Omicron.”
Van Kerkhove tha se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar që numri i vdekjeve ishte rritur për disa javë rresht.
“Ky virus vazhdon të jetë i rrezikshëm,” tha ajo.
Sipas raportit të tyre, COVID-19 ka marr jetën e më shumë se 5.7 milionë njerëz që kur u shfaq në Kinë në dhjetor 2019, ndërsa janë regjistruar mbi 392 milionë raste.
Gati 10.25 miliardë doza vaksinash COVID-19 janë administruar në mbarë botën. /Gazeta Shneta/




