Dr. Bashkim Gllareva është emëruar Profesor Asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Gllareva këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, për çka ka thënë se është një prej lajmeve më të rëndësishme në karrierën e tij, transmeton Gazeta Shneta.
“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm me shumë rëndësi në karrierën time. Pas 12 vitesh punë si Asisten i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, sot pranova edhe zyrtarisht vendimin e Senatit të Universitetit të Prishtinës, me të cilin më 06.10.2023 më ka emëruar në thirrjen Profesor asistent”, ka shkruar Gllareva.
Specialisti i urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka thënë se përkundër avancimit në karrierën akademike, nuk do të ndalet së përkushtuari ndaj pacientëve.
“Ky avancim përbën etapë të re në angazhimin akademik timin. U jam falënderues e mirënjohës tërë jetën mësuesve të mi, e veçmas familjes, por edhe të gjithë atyre që më përkrahën. Unë nuk do të kursehem në përkushtimin për t’iu ofruar shërbimin më të mirë pacientëve. Krahas kësaj, e ndiej përgjegjësi me shumë peshë angazhimin e ri para studentëve”, ka shkruar Gllareva. /Gazeta Shneta/




