Anglia pa një numër rekord të rasteve të gonorresë dhe nivelin më të lartë të sifilizit në dekadat e kaluara pasi infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) u rritën, njofton Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Kishte 82,592 diagnoza të gonorresë në vitin 2022, një rritje vjetore prej 50 përqind dhe numri më i madh vjetor i raportuar që nga fillimi i regjistrimeve, sipas agjencisë, e njohur si UKHSA, raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.
Ndërkohë, diagnozat e sifilisit infektiv u rritën në 8,692, një rritje prej 15 përqind dhe totali më i madh vjetor që nga viti 1948, vuri në dukje kjo agjenci.
Më gjerësisht, ka pasur 392,453 infeksione seksualisht të transmetueshme të reja të zbuluara mes banorëve në Angli vitin e kaluar, një rritje vjetore prej gati një çereku.
Rritja e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, ka qenë më e theksuar tek të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç, të cilët përbënin përqindjen më të madhe.
Gonorrea po rritet te njerëzit e të gjitha moshave, por përhapja e saj ishte më e larta vitin e kaluar në mesin e asaj grup-moshe, tha agjencia.
Sifilizi infektiv ishte në rritje si në mesin e homoseksualëve, biseksualëve apo meshkujve të tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, si dhe tek njerëzit heteroseksualë, theksoi agjencia. /Gazeta Shneta/