Në mesnatën e së shtunës është grabitur një barnatore në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se kanë qenë dy persona të armatosur të cilët janë futur në barnatore dhe kanë vjedhur arkën dhe 150 euro para kesh.
E, bashkë me këto mjete të vjedhura, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, derisa policia njofton se është duke e hetuar më tej këtë rast./Gazeta Shneta/