Gratë e prekura nga kanceri i gjirit po përballen me mungesa të ilaçeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një paciente e prekur nga kanceri i gjirit i ka treguar Gazetës Shneta se në Klinikën e Onkologjisë po mungojnë dy ilaçe për trajtimin e sëmundjes, Zoledronic dhe Anastrazol.
“Njëra kushton rreth 7.50 Euro e tjetra rreth 18-20 Euro. Ka pas disa muaj që ka mungu edhe ma herët”, ka treguar kjo paciente e cila ka dashur të mbetet anonime.
Ajo ka thënë se shumica e grave të prekura nga kanceri i gjirit i përdorin këto dy produkte, pasiqë të njëjtat ndihmojnë në mbrojtjen e eshtrave.
Gazeta e ka pyetur SHSKUK-në dhe Shërbimin Farmaceutik për këto dy produkte por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/




