Më shumë se 82 fëmijë kanë infeksionin e karakterizuar nga flluska të kuqe që marrin formën e domateve.
Shpërthimi i një gripi të ri të quajtur gripi i domates – për shkak të formimit të flluskave të kuqe që më vonë u ngjajnë domateve – ka bërë që qeveria e Indisë të lëshojë këshilla për të gjitha shtetet e tjera, shkruan burimi Independent.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Më shumë se 82 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç, kryesisht në shtetet jugore të Indisë, kanë raportuar infeksionin në spitalet e qeverisë lokale.
E njohur gjithashtu si ethet e domates, është një variant i sëmundjes së dorës, këmbës dhe gojës (HFMD), por shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar natyrën e saktë të virusit.
Simptomat fillestare të sëmundjes ngjajnë me ato të infeksioneve të tjera virale dhe përfshijnë temperaturë të lehtë, oreks të dobët, dhimbje fyti e ndjekur nga ethe, plagë në gojë dhe skuqje të lëkurës.
Këto plagë zakonisht gjenden në gjuhë, mishrat e dhëmbëve, brenda faqeve, pëllëmbëve dhe shputave.
Ngjashëm me infeksionet e tjera virale, simptomat përfshijnë gjithashtu lodhje, nauze, të vjella, diarre, ethe, dehidrim, ënjtje të kyçeve, dhimbje trupi dhe simptoma të zakonshme të ngjashme me gripin, tha ministria federale e shëndetësisë. /Gazeta Shneta/




