Një grua në Fushë Kosovë ka dorëzuar në polici një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 8.98 gramë dhe gjëra të tjera ilegale të bashkëshortit.
Sipas njoftimit të Policisë, gruaja nga Fushë Kosova ka dorëzuar në polici një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana në peshë 8.98 gramë, një qese me letra dhe një fishek të pistoletës dhe disa gjëra tjera, të gjitha këto pronë e bashkëshortit të saj, të dyshuarit përdorues i narkotikëve, i cili sipas saj me 28.07.2024 e kishte sulmuar fizikisht.
Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur edhe 6.9 gram narkotikë – marihuanë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



