Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja e drejtorit të QKMF’së së Skenderajt drejton pacientin në laboratorin e saj privat

Lajme 26/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asambleisti i Vetëvendosjes në komunën e Skenderajt, Hysni Mehani, po zotohet se ditë më parë një familjare e tij u referua që të kryente analizat nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në laboratorin privat “Jonila”, për të cilën thuhet të jetë e bashkëshortes së drejtorit të QKMF’së, Fazli Kadriu.

Mehani thotë se këtë referim e kreu gruaja e drejtorit të kësaj QKMF-je, Miradije Kadriu, e cila punon në shërbimin e laboratorit në këtë qendër.

E përkundër faktit se këtë problematikë e ngrit disa herë në Kuvendin Komunal, Mehani thotë se asnjëherë nuk mori përgjigje.

Por, drejtori i QKMF’së në Skenderaj, Fazli Kadriu, i ka mohuar akuzat se bashkëshortja e tij e kreu një referim të tillë.

Derisa pranon se gruaja e tij është pronare e Laboratorit “Jonila”, që është në afërsi të objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, thotë se asnjë prej punëtorëve të tij nuk ka kryer referime edhe në rastet kur disa prej analizave nuk kryhen në institucionin që ai drejton.

KTV’ja ka kontaktuar edhe me Miradije Kadriun, por ajo nuk ka pranuar të flasë para kamerës. Derisa ka mohuar të ketë referuar ndonjë pacient në laboratorin i cili është në emër të saj.

KTV’ja gjithashtu ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Osman Veliu.

Veliu ka thënë se është informuar për rastin, por ende nuk ka një përgjigje për këtë rast, duke thënë se nuk mund të flasë më shumë për të.

Ndryshe, neni 41 i ligji për shëndetësi e ndalon referimin e pacientëve nga një institucion publik në sektorin privat.

Artikulli paraprakFotografi të reja të nipit të Shyhretes, ja ku gjendet ai
Artikulli i rradhës ‘Qëndrova në shtëpi për hir të fëmijëve, nuk e dija se do i dëmtoja’

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.