Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja e Navalnyt thotë se ai vdiq nga helmimi

Lajme 17/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkëshortja e udhëheqësit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se sipas analizave laboratorike të mostrave biologjike – që janë dërguar për analizim pa dijeninë e autoriteteve ruse – u gjet se ai u vra përmes helmimit në shkurt të vitit 2024.

Ai gjendej në një burg në Arktik kur vdiq.

Kritiku shumëvjeçar i presidentit rus, Vladimir Putin, vdiq nën rrethana misterioze, teksa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim për një sërë akuzash që shiheshin si hakmarrje për shkak të opozitarizmit të tij.

Navalny kishte organizuar protesta në mbarë Rusinë kundër Kremlinit dhe kishte zbuluar përfitimet që kishte rrethi i ngushtë i Putinit.

Aleatët e tij kanë thënë se ai është vrarë në burg dhe Moska asnjëherë nuk e ka shpjeguar shkakun e vdekjes së tij, por vetëm ka thënë se ai u sëmurë teksa po ecte në oborrin e burgut më 16 shkurt 2024.

Para se të varrosej, bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya, tha se aleatët e tij “arritën të siguronin dhe të transferonin në mënyrë të sigurt jashtë vendit mostra biologjike të Alekseit”.

“Laboratorët në dy shtete erdhën në përfundim se Aleksei u vra. Specifikisht: u helmua”, tha ajo përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo nuk dha detaje se çfarë lloj mostrash ishin marrë apo për rezultatin e analizave, por u bëri thirrje laboratorëve që në mënyrë të pavarur të publikojnë rezultatet e tyre dhe të specifikojnë se çfarë lloj helmi besojnë se është përdorur.

Navalnaya po ashtu publikoi fotografi që, siç pretendoi, ishin të qelisë së burgut pasi trupi i tij u largua. Në fotografi shfaqeshin të vjella në dysheme, teksa Navalnaya pretendoi se dëshmitë e zyrtarëve të burgut tregonin se kishte pasur konvulsione në dysheme.

Aleksei Navalny më 2020 ishte helmuar me agjentin nervor, Noviçok, teksa po bënte fushatë në Siberi dhe u dërgua në Gjermani ku për disa muaj mori trajtim mjekësor.

Me t’u kthyer në Rusi në janar të vitit 2011, ai u dënua për një sërë akuzash, përfshirë edhe për “ekstremizëm”.

Nga burgu, ai vazhdoi punën e tij duke e kundërshtuar Putinin dhe foli edhe kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Autoritetet ruse thanë se ai vdiq papritur pasi u sëmurë gjatë ecjes jashtë në oborrin e burgut.

Pas vdekjes së Navalnyt, zyrtarët refuzuan për ditë të tëra t’ia dorëzonin trupin familjarëve, duke nxitur dyshime në mesin e mbështetësve të tij.

Navalnaya ka insistuar se bashkëshorti i saj është vrarë në bazë të urdhrave të Putinit, një akuzë që e përsëriti edhe më 17 shtator.

“Vladimir Putin është fajtor për vrasjen e bashkëshortit tim, Aleksei Navalny”, tha ajo.

Pas deklarimit të Navalnayas, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ishte në dijeni për këto akuza. Kremlini vazhdimisht ka mohuar akuzat se Navalny është vrarë.

Rusia ka intensifikuar shtypjen e aleatëve të Navalnyt pas vdekjes së tij, duke e shtuar Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” dhe duke dënuar avokatët e kundërshtarit të Putinit dhe gazetarët që kishin ndjekur rastet gjyqësore ndaj Aleksei Navalnyt.

Shumica e familjes së tij dhe aleatëve kyç jetojnë jashtë Rusisë.

Kremlini ka përforcuar goditjen ndaj disidencës veçmas pas nisjes së pushtimit të Ukrainës fqinje dhe në Rusi janë të rralla kundërshtimet për luftën dhe Putinin./REL

Artikulli paraprakGSK premton 30 miliardë dollarë investime në SHBA, problemet farmaceutike në Britani thellohen
Artikulli i rradhës Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për ngrirjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.