Pothuajse çdo grua sot mban sytjena gjatë ditës dhe disa prej tyre edhe gjatë natës. Sytjenat mund të gjenden në të gjitha llojet e formave, ngjyrave dhe madhësive. Por, a keni qenë të vetëdijshëm për faktin se nuk keni nevojë për sytjena për të bërë që gjinjtë tuaj të duken më tërheqëse? Shtrydhja e gjinjëve tuaj nga sytjenat shpesh mund të ketë pasoja negative në atraktivitetin dhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Sipas shumë grave, veshja e sytjenave nuk lejon që të lëshohen gjokset poshtë, por, kjo nuk vlen gjithmonë. Sipas një studimi francez, gjinjtë marrin formë më të mirë pa reçipeta.
Më e mirë për shëndetin
Reçipetat nuk janë domosdoshmërisht të këqija për gjoksin tuaj me siguri. Por i njëjti studim tregoi se sytjena e ‘keqe’ mund të ketë shumë efekte anësore të pakëndshme të tilla si sikleti ose gulçimi. Nëse ndaloni përdorimin e sytjenave, qarkullimi i gjakut do të përmirësohet, ju përfundoni duke përdorur më shumë muskujt e gjoksit që është më higjienike./Gazeta Shneta/