Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja kosovare mashtroi shtetin e Zvicrës me 235 mijë euro

Lajme 01/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gruaja nga Kosova duhet të lëshojë përfundimisht Zvicrën. Gjykata Federale, shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane ka hedhur poshtë ankesën e bërë kundër vendimit të Gjykatës Administrative, për abuzim të ndihmave sociale.

Ankesa nuk ka ndonjë bazë kështu që gruaja duhet të dëbohet, shkruan bernerzeitung.ch. Fjala është për rastin e gruas nga Kosova me banim në Thun, Kantoni i Bernës, të cilës i ishte anuluar e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, pasi që është konstatuar se ka përfituar pa të drejtë rreth 235 mijë franga të ndihmave sociale.

Ajo kishte ardhur në Zvicër me gjashtë fëmijët e saj në vitin 1997, kur ishte 35 vjeçare, për t`iu bashkuar të shoqit i cili këtu jetonte nga viti 1993. Më vonë ata morën leje e përhershme të qëndrimit (Viza C).

Pasi që bashkëshorti i saj ishte dënuar në vitin 2010 për mashtrim të shumëfishtë dhe falsifikim dokumentesh, të dy ata në vitin 2013 kishin përfunduar në bankën e zezë, para Gjykatës Regjionale në Thun, transmeton albinfo.ch. Ajo i kishte shpallur fajtorë për mashtrim profesional të përbashkët ndaj shërbimit social të komunës dhe për tentim mashtrimi të sigurimit të invaliditetit.

Për këto delikte ata qenë dënuar me burg. Krahas 235 mijë frangave të ndihmave sociale  që i kishin përfituar pa të drejtë, ata do të shkaktonin  edhe 650 mijë franga dëm në barrë të sigurimit të invaliditetit, sikur të mos kapeshin.

Gjykata Regjionale në vendimin e saj gjyqësor kishte shkruar se bashkëshortët, nga viti 2005 deri në vitin 2009 kishin bërë një “inskenim të vërtetë” dhe kishin “ngritur një ndërtesë prej gënjeshtrash”. Ata, me ndihmën e vajzës më të madhe kishin inskenuar sikur kryefamiljari, pas një sulmi të pësuar në tru ishte paralizuar, ishte tërësisht apatik, nuk mund të fliste dhe ishte i paaftë për punë”.

Por loja ishte zbuluar, pasi që sigurimi invalidor e kishte përgjuar dhe zbuluar, përcjell albinfo.ch. Ajo kishte konstatuar se personi në fjalë ishte plotësisht i aftë për punë.

Si pasojë e dënimit, çiftit duhej t`i hiqej e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Pas ankesës në drejtorinë përkatëse, vendimi për anulim të vizës vërtetohet sërish dhe për më tepër u caktohet edhe data për lëshim të Zvicrës, ndërkohë që bashkëshorti e kishte pranuar këtë vendim, e shoqja kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative dhe së fundi edhe në atë Federale. Të dyja i dështuan.

Artikulli paraprakSipas psikologjisë, djemtë janë më të rrezikuar nga sëmundjet neurotike
Artikulli i rradhës Dhimbja e shpinës mund të shkaktojë vdekje të hershme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.