Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hapet Dhoma e promovimit dhe edukimit shëndetësor në Prishtinë për menaxhimin e sëmundjeve jo ngjitëse

Lajme 24/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë u përurua Dhoma e promovimit dhe edukimit shëndetësor, e dedikuar për parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve jongjitëse si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe obeziteti.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, theksoi rëndësinë e kësaj dhome si hapësirë edukimi, motivimi dhe mbështetje për qytetarët, raporton EO.

“Në një kohë kur sëmundjet jongjitëse, si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe obeziteti, po përhapen me ritme të larta, nevojitet një qasje më gjithpërfshirëse për të ndikuar në mënyrë pozitive tek sjelljet shëndetësore të popullatës. Kjo dhomë nuk është thjesht një hapësirë fizike. Ajo është një qendër e dijes, motivimit dhe mbështetjes për çdo individ që dëshiron të përmirësoje jetën e tij”, tha Sadiku.

Ai tha se qëllimi i saj është të edukojë dhe fuqizojë qytetarët që të kuptojnë më mirë sëmundjet jongjitëse, të njohin faktorët e rrezikut si dhe të marrin masa për parandalimin dhe menaxhimin e tyre.

“Nëpërmjet sesioneve edukative, këshillimeve profesionale, aktiviteteve praktike dhe materialeve informuese, kjo dhomë do të shërbejë si urë lidhëse midis sistemit shëndetësor dhe komunitetit. Të gjithë e dimë se parandalimi është më i mirë se trajtimi dhe kjo dhomë është një hap i madh në drejtimin e duhur. Ajo fuqizon individin dhe mbështet komunitetin në përballjen me sfidat shëndetësore të shekullit XXI. Ky shërbim nuk dot të bëhej pa përkrahjen e projektit të AQH-së dhe përkrahjes se popullit të Zvicrës”, tha Sadiku.

Nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës thanë se përmes këtij bashkëpunimi synohet forcimi i kujdesit mjekësor, me theks të veçantë në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve jongjitëse, të cilat përbëjnë një sfidë të madhe edhe për Kosovën

“Çka është më e rëndësishme stafi shëndetësor që bënë përpjekje për të kryer shërbime të pacientëve. Çështja që është bërë në vazhdimësi të projektit i është mjaft e rëndësishme që ka ndërlidhur shumë çeshtje në Kosovë. Jemi munduar ta fuqizojmë kujdesin mjekësor, vecanërisht me sëmundjet jongjitëse. Në të kaluarën është e rendësishme që qytetarët të njoftohen për sëmundjet jongjitëse dhe si t’i trajtojnë ata”.

Artikulli paraprakRastet e kollës së mirë po rriten sërish në SHBA
Artikulli i rradhës Ekspozimi ndaj toksinave gjatë fëmijërisë mund të ndihmojë në shpjegimin e rritjes së kancerit kolorektal tek të rinjtë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.