Ministri i Shëndetësisë ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime, duke krijuar mundësi për 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët.
Ky është konkursi i katërt brenda 21 muajve, duke çuar në mbi 820 vende të shpallura për specializime që plotësojnë nevojat e sektorit shëndetësor në të gjitha rajonet, përcjell Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në facebook, ministri Vitia theksoi se falë organizimit dhe planifikimit të kujdesshëm, është bërë e mundur mbulimi i mungesave në fusha kritike si Anesteziologjia, Mjekësia Emergjente, Shëndeti Publik dhe Nefrologjia, duke përmirësuar shërbimet e reja në rajone.



