Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haradinaj kërkon përgjegjësi nëse shëndetësia nuk ndërron për të mirë

Lajme 23/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar për herë të tretë QKUK-në brenda pak më shumë se 100 ditë qeverisje.

Dy zyrtarët e lartë të qeverisë janë pritur nga drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu dhe Bordi Drejtues.

Sejdiu ka thënë se është kënaqësi me pa përkrahjen maksimale nga Qeveria dhe MSH.

“Tani e tutje po fillojmë një epokë të re që pacientët po e ndiejnë dorën e shtetit dhe do të ketë vend ku do ta gjejnë trajtimin adekuat”, ka deklaruar Sejdiu.

Kryeministri tha se erdhi t’i shoh ndryshimet që janë arritur brenda këtyre 100 ditëve, si dhe problemet të cilat duhet të zgjidhen vitin e kaluar.

Haradinaj po ashtu ka thënë se do të ketë përgjegjësi, nëse shëndetësia nuk ndërron për të mirë.

Foto: Ekonomia Online

“Do të jemi bashkë vitin që vjen. Edhe unë, edhe drejtori varemi nga treguesit e ndryshimeve pozitive. Mos me qenë mirë ne të gjithë duhet të japim përgjegjësi”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se shqetësimet më të mëdha janë furnizimi me barna, listat e pritjes për trajtim si dhe pritjet e gjata nga kallaballëku nëpër klinika.

Për ndryshime në të mirë të shëndetësisë është zotuar edhe ministri Uran Ismaili.

Ai tha se pas diskutimeve për problemet me të cilat përballet SHSKUK-ja, në vitin 2018 pritet të eliminohen.

“Vitin e ardhshëm duhet t’i thjeshtojmë këto probleme në mënyrë që qytetarët të kenë barna, të mos presin në rend dhe kushtet të mos jenë aq drastike në krahasim me vendet që nuk janë shumë larg nesh”, ka deklaruar Ismaili. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShikoni reagimin e vajzës 3 vjeçare kur dëgjon për herë të parë zërin e nënës së saj
Artikulli i rradhës Kjo është mosha ideale që ta vendosni foshnjën në dhomën e saj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.