Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hartohen protokollet klinike, premtohet transparencë

Lajme 23/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryesuesit dhe anëtarët e grupeve punuese për hartim të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike nënshkruan të mërkurën në Ministri të Shëndetësisë Deklaratën e konfliktit të interesit, në mënyrë që puna e tyre në hartimin e këtyre dokumenteve të jetë profesionale dhe e pandikuar nga interesa të ndryshme të mundshme.

Në këtë takim, mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili vlerësoi se hartimi i udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike është një proces shumë i rëndësishëm që do të mbështetet nga MSh-ja, ndërsa inkurajoi kryesuesit dhe anëtarët e Grupeve punuese që punën e tyre të përfundojnë brenda afatit të paraparë, sipas vendimeve të nënshkruara nga ai.

Pas hartimit të tre udhërrëfyesve të parë nga fusha e shëndetit të nënës dhe fëmijës, punën e kanë filluar pesë grupe të tjera të cilat do të punojnë në hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike për: Hipertension arterial; Astmë bronkiale; Transport neonatal; Diabet; dhe Këshillim e testim vullnetar.

Puna e këtyre grupeve është e bazuar në Udhëzimin Administrativ 08/2015 për udhërrëfyes dhe protokolle klinike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjaftoi një telefonatë dhe 28-vjeçari u martua me 82-vjeçaren (Foto)
Artikulli i rradhës “CRISPR”, e ardhmja e mjekësisë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.