Deputeti i Listës Guxo Haxhi Avdyli ka ngritur sot çështjen e ndërtimit të spitalit të Prishtinës, në Komisionin për Shëndetësi ku ka raportuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Avdyli ka thënë se shfrytëzueshmëria e shtretërve në spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së është e vogël, si dhe ka mungesë të mjekëve anesteziolog dhe kirurgë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas tij, është diskutabile nëse duhet të investohet në një spital qindra miliona euro duke e pasur parasyshë këto kapacitete.
“A mendoni se është e duhur të investohen qindra miliona euro kur sipas të gjitha studimeve shfrytëzueshmëria e shtretërve në Kosovë është e mangët. Kemi reparte në spitale me 20 për qind të shfrytëzueshmërisë. Në QKUK maksimumi është 50 për qind. A kemi nevojë ne të investojmë qindra miliona euro në spitale të reja në Prishtinë dhe Podujevë, kur kemi objekte dhe kemi probleme me kuadra, mungesë të anesteziologëve. A do të vijnë prej Banglladeshit, nga India apo kah?”, ka deklaruar Avdyli. /Gazeta Shneta/




