Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu: Spitali Pediatrik i mbyllur 46 ditë pas inaugurimit

Lajme 29/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës Bekim Haxhiu ka bërë një postim në Facebook ku ka kërkuar të dijë se pse nuk është hapur spitali pediatrik në QKUK edhe 46 ditë pas inaugurimit.

“Tash e 46 ditë nga dita e inagurimit, Spitali i fëmijëve vazhdon të qëndroi i mbyllur pa ofruar shërbime për pacientët ani pse konsiderohet si një nga spitalet me moderne në rajon për nga  kapacitetet, shërbimet e pediatrisë dhe të kirurgjisë pediatrike”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka thënë se derisa pajisjet moderne po qëndrojnë të papërdorura në këtë spital, prindërit duhet të kërkojnë shërim për fëmijët e tyre ne spitalet private.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Çka po ndodh me Spitalin e fëmijëve që u inaugurua me aq pompozitet, në QKUK?

Kërkoj nga Qeveria të tregojë pse nuk është funksional Spitali i fëmijëve që u inagurua me 13 shtator, i cili u ndërtua falë bashkëpunimit të Kosovës me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Tash e 46 ditë nga dita e inagurimit, Spitali i fëmijëve vazhdon të qëndroi i mbyllur pa ofruar shërbime për pacientët ani pse konsiderohet si një nga spitalet me moderne në rajon për nga  kapacitetet, shërbimet e pediatrisë dhe të kirurgjisë pediatrike.

Ku qëndron problemi që ende asnjë pacient nuk ka mundur të marr asnjë shërbim në atë spital.

Paisjet moderne për diagnostifikim dhe trajtim të pacientëve qëndrojnë të  papërdorura ndërsa prindërit duhet të kërkojnë shërim në klinikat private në Kosovë dhe jashtë saj për fëmijët e tyre.

A duhet të jap dikush llogari pse është bërë inaugurimi i spitalit të fëmijëve nëse nuk ka qenë funksional, ndërsa  ende pas 46 ditëve nuk ofrohen shërbime për pacientë.

A ishte edhe ky inagurim pjesë e fushatës elektorale?

Artikulli paraprakHajnat ‘gdhendin’ shifra në trupin e gruas së mjekut nga Prizreni dhe i vjedhin arin
Artikulli i rradhës ShSKUK: Asnjë pacientë me Covid nuk ndodhet në Spitalin e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Gjilanit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.