Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu thotë se disa mjekë marrin në gojë kolegët e tyre dhe bëjnë biznese

Lajme 09/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi, ka kritikuar ashpër mjekët dhe ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili.

Për këtë të fundit ka thënë se nuk ka punuar sa duhet pasi ka lënë spitalet pa barna me arsyetimin se është duke bërë revidimin e Listës Esenciale. “Ne si Kuvend e kemi rritur buxhetin për barna për vitin 2018, dhe pritjet tona kanë qenë që të mos ketë më telashe me barna. Mungesat janë të mëdha. Ndoshta dikujt në Ministrinë e Shëndetësisë nuk i ngutet sepse përfiton për vete, por pacientët po pësojnë”, ka thënë Kamishi në KTV, transmeton Gazeta Shneta.

Ai ka folur edhe për grevën e mjekëve ku kanë kërkuar rritje pagash. Kamishi konsideron se kërkesat e tyre janë të drejta, por ka insistuar se pagat duhet të bëhen në bazë të performancës.

Haxhiu, i cili mban titullin e doktorit të shkencave në mjekësi, ka thënë tutje se disa mjekë rrinë nëpër kafe dhe merren me llafe e disa të tjerë janë mantelbardhë që merren me biznese.

“Nuk mund të paguhet njësoj si një kirurg që bën disa operacione në ditë, si dikush që rri në kafe dhe merr për gojë kolegët e vet. Besoj se shumica janë të ndershëm por ka edhe biznesmen me mantele të bardha. Shoqëria jonë dhe odat duhet t’i identifikojë dhe t’i dënojë këta mjekë dhe të vlerësojë ata që punojnë”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 foto të shtatzënisë që çdo nënë duhet t’i bëjë
Artikulli i rradhës Kryeministrja e Zelandës së Re braktisë kryeministrinë, shkon në pushim të lehonisë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.