Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu akuzon Vitinë për kapjen e pozitave kyçe në shëndetësi: Këshilltarin e bën drejtor, sekretarin e ka bërë kryesus bordi

Lajme 13/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i ri i Shërbimit Spitalor Klinik e Univesitar të Kosovës, Elvir Azizi po vlerësohet si i papërvojë në fushën menaxheriale nga deputetët e opozitës. Ndërsa nga Sindikata e Punëtorëve të QKUK-ës, shpresojnë se nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e drejtorit Azizi.

Zgjedhja e drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor Klinik e Univesitar të Kosovës, Elvir Azizi nuk duket shumë shpresdhënëse për deputetët e opozitës që janë antarë të Komisionit për Shëndetësi.

Bekim Haxhiu deputeti i PDK-së njëherit edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi thotë për Radio Kosovën  se   me emërime të tilla nuk është qëllim zgjidhja e problemeve në SHSKUK, por vetëm kapja e pozitave.

“Me  ikjen e mjekeve jashtë vendit, shëndetësia jonë është buzë kolapsit Arben Vitia po i kap pozitat kyçe ne shëndetësi, këshilltarin e bën drejtor, sekretarin e ka bërë kryesus bordi. Dhe qëllimin e ka me i kap pozitat jo me i zgjidhë problemet e shëndetësisë”, tha ai.

Se nuk pret asnjë ndryshim ne SHSKUK- pas përzgjedhjes së drejtorit të ri e thotë edhe Shemsedin Dreshaj,  deputet i AAK-se  në Komisionin për Shëndetësi. Ai thotë për Radio Kosovën  se drejtorit aktual nuk ka pasur përvojë menaxheriale të dëshmuar.

“Unë nuk pres asnjë ndryshim në QKUK, përderisa nuk përzgjedhet shëndetësia si prioritet qeverisës. Performancë që do të len shumë për të dëshiruar. Unë nuk pres ndonjë ndërrim të madh dhe përvoja menagjeriale e doktor Elvirit  është pak e dëshmuar”, tha ai.

Ndërsa Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Xhemajl Selmani,  thotë se nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike, atëherë drejtori i ri edhe mund të jetë i sukseshëm.

“Vështirësi ka sa te duash, kemi mungesa të mëdha të infermierëve, pastaj ne klinika  të ndryshme kemi mungesa të mëdha  të mjekeve por shpresoj që nëse nuk ka ndikime negative politike  Elviri do të jetë i suksesshëm”, tha ai.

Elvir Azizi, ka pranuar detyrën si drejtori i ri i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ditë më parë. Azizi kishte fituar më së shumti pikë në konkurs. Ai ka qenë ish-ekspert i jashtëm i Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë./Rtklive/

Artikulli paraprakSi ndikon alkooli në sheqerin në gjak dhe si shkakton hipogliceminë?
Artikulli i rradhës Kërpudhat e lëkurës, mykoza e këmbës: Shkaqet dhe simptomat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.