Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Heronj në fushë: Mjekët që i shpëtuan jetën Oltion Bilallit

Lajme 07/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një moment dramatik gjatë ndeshjes së djeshme mes Gjilanit dhe Malishevës është shndërruar në një dëshmi të vërtetë humanizmi dhe solidariteti në futbollin kosovar.

Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje të fortë me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli, duke rënë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Në ato çaste kritike, tre figura dolën në pah si heronj të vërtetë: mjekët e skuadrës së Gjilanit, Arben Bislimi dhe Argjil Shkodra, si dhe Kushtrim Syla, i cili hyri me nxitim nga tribuna për të dhënë ndihmën e parë.

Me ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale, ata arritën të stabilizojnë gjendjen e Bilallit, duke i shpëtuar jetën në një situatë ku çdo sekondë ishte jetike.

Nuk mungoi as ndihma e ekipit mjekësor të Malishevës, të cilët bashkëpunuan me stafin e Gjilanit në fushë, duke treguar një gjest të madh sportiv dhe njerëzor që meriton respekt të veçantë.

Ky moment, më shumë se një ngjarje sportive, ishte një dëshmi se jeta është mbi gjithçka – dhe se në fushë, përtej fanellave e rivalitetit, ka vend për shpirt, guxim dhe humanitet.

Oltion Bilalli vazhdon të trajtohet në gjendje intensive në Prishtinë, ndërsa zemrat e gjithë komunitetit sportiv rrahin fort për shërimin e tij.

Një lojtar me zemër të madhe, i rrethuar nga njerëz me zemër edhe më të madhe./radiostargjilan/

Artikulli paraprakGjatë plakjes, njerëzit me sindromën Down mund të përballen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare
Artikulli i rradhës I dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d drejtorit të QKUK-së dërgohet në mbajtje për 48 orë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.