Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Heronjve të Pandemisë” nuk u vazhdohen kontrata, nuk iu ekzekutuan as 100 euro shtesë

Lajme 08/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga 15 qershori mbi 1200 mantelbardhë nuk do të vazhdojnë më punën në institucionet shëndetësore në vend, pasi që Ministria e Shëndetësisë nuk i ka vazhduar kontratat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë në shtator të vitit të kaluar pati angazhuar mbi 1200 profesionistë shëndetësorë për shkak të pandemisë dhe për procedura të vaksinimit kundër coronavirusit.

Largimin e stafit mbështetës nga puna, anëtari i Sindikatë së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku, e konsideronë goditje të radhës ndaj infermierëve pasi që, sipas tij, me largimin e infermierëve do të mbi ngarkohen infermierët aktual.

“Është edhe turp dhe dëm i madh të largohen nga puna profesionist të cilat tash e 9 muaj veqëse janë aftësuar dhe të gatshëm që veprimtarinë infermierore t’a zhvillojnë të pavarur”, vlerëson ai.

Një situatë të tillë Duraku e ndërlidh edhe me ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve, pasi që, ai thotë, se një infermierë kujdeset për 20 apao 30 pacientë ndërsa thekson se për Qeverinë “si duket shërbimet cilësore nuk janë prioritet”.

Anëtari i Sindikatës së Infermierëve gjithashtu thotë se shumica e stafit infermierorë janë të prekur nga stresi në punë e veçanarisht ata të cilët kanë punuar gjatë pandemisë COVID-19.

“Në anën tjetër përjashtimit nga puna të këtyre profesionistëve i bashkangjitet edhe diskriminimi dhe përjashtimi edhe nga pakot emergjente, e që konsideroj si kominiteti me produktiv në vend do duhej që të parët të përfshiheshin në këto pako”, shprehet ai, duke bërë të ditur se infermierëve nuk i është ekzekutuar paga shtesë prej 100 euro të dhënë nga Qeveria e Kosovës për disa kategori në vend, duke përfshirë edhe stafin tjetër shëndetësorë.

“Mos të harrojmë që këta profesionist nuk kishin as beneficionet tjera siç janë pagesa e punës gjatë natës, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe festave, pagesa e orëve shtesë dhe pagesa e rrezikshmerisë në punë, praktikisht ishin të trajtuar si qytetar të dorës së dytë”, nënvizon Duraku.

Vendim të padrejtë e mosmirënjohës po e cilëson Specialisti i Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Urim Çerkini.

“Ky staf i shkolluar e i trajnuar, disa prej tyre edhe me përvojë dhjetë vjeçare në shërbim, u larguan padrejtësisht nga puna. Ç’është më e rënda, kjo ishte një mosmirënjohje ndaj vetëmohimit deri në përballje me vdekjen të kolegëve tanë të cilët për asnjë çast nuk ngurruan në çasjen profesionale të secilit pacient, qoftë ambulantor, i shtrirë në spital, por edhe në vizita shtëpiake”, shprehet specialisti.

Mungesa e barnave e materialeve shpenzuese nëpër institucionet shëndetësore në vend është mjaft e theksuar, për të cilën Çerikini thotë se me një situatë të tillë janë ballafaquar edhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë.

“Shumë shpesh ishin të përballur edhe me mungesë absurde të mjeteve të punës si, maska, dorëza, rroba mbrojtëse e pulsoxymetra, të domosdoshëm gjatë Pandemisë, por jo vetëm. Për të qënë absurdi edhe më i skajshëm, në Institucionet Shëndetësore, më shumë kemi punësime të punëtorëve ndihmës se sa të Mjekëve e Infermierëve”, thekson ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

Stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë gjatë nëntë muajve, sa kanë qenë të punësuar me kontratë nga Ministria e Shëndetësisë janë ballafaqur edhe me vonesë të pagave mujore e mos pagesë të kujdestarive të tyre, për të cilët disa herë kanë protestuar para ministrisë./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHetime për transplantim të dyshimtë veshkash në Kroaci – i përfshirë një donator kosovar
Artikulli i rradhës Përdorimi i benzodiazepinave para ngjizjes lidhet me rritjen e rrezikut të shtatzënisë ektopike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.