Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hetim penal në Francë ndaj TikTok për ndikimin në shëndetin mendor të fëmijëve

Lajme 05/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Tiktok
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim penal kundër platformës TikTok, pas akuzave se kjo platform lejon përmbajtje që nxit vetëvrasjen dhe se algoritmet e saj mund të shtyjnë të rinjtë vulnerabël drejt akteve të rrezikshme.

Sipas burimit Euronews, kjo ndërhyrje vjen pas një padi të ngritur nga disa familje franceze, një hetimi parlamentar mbi ndikimin psikologjik të TikTok te fëmijët, si dhe raporteve të Amnesty International dhe Senatit francez që theksojnë rreziqe të ngjashme, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Prokuroria e Parisit deklaroi se hetimi do të shqyrtojë përmbajtje që “promovon vetëvrasjen” dhe nëse kompania ka respektuar detyrimet ligjore për të njoftuar autoritetet mbi shkeljet e mundshme.

Brigada kibernetike e policisë do të hetojë edhe raste të “propagandës për metoda të vetëvrasjes” apo transaksioneve të paligjshme të lidhura me krimin e organizuar.

Në reagimin e saj, TikTok mohoi akuzat, duke theksuar se platforma ka mbi 50 funksione sigurie për të mbrojtur adoleshentët dhe se “nëntë nga dhjetë video të dëmshme hiqen para se të shihen”.

Nëse hetimi çon në akuza dhe dënime, të fajësuarit mund të përballen me vite burgimi dhe gjoba.

Vitin e kaluar, shtatë familje franceze paditën TikTok, duke e akuzuar se nuk ka mbikëqyrur përmbajtjet e rrezikshme.

Dy prej tyre humbën fëmijët e tyre, mes tyre 15-vjeçarja Marie Le Tiec, e cila ishte ekspozuar ndaj videove që nxisnin vetëvrasjen. Nëna e saj deklaroi se algoritmi i TikTok e kishte “normalizuar depresionin dhe vetëdëmtimin”, duke e kthyer në një ndjenjë të shtrembëruar përkatësie. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakDuhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri
Artikulli i rradhës Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.