Në një konkurs të hapur organizuar nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, Hilmi Shala është emëruar si drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Shala arriti të grumbullonte 87 pikë, duke fituar 58 pikë në testin e konkursit dhe 29 pikë në intervistë, përcjell Gazeta Shneta.
Kjo është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të këtij spitali.
Hilmi Shala ka punuar si profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë. Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit. Udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore. U.D Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 – Dhjetor 2021”, thuhet në njoftim.
Shala kishte filluar të ushtronte detyrën e drejtorit ushtarak që nga shtatori i vitit 2023, pasi ish-drejtori Jeton Zarari ishte shkarkuar nga detyra e tij./Gazeta Shneta/