Tërmeti në Shqipëri ka prodhuar histori të dhimbshme të mijëra familjeve që kanë pësuar me jetë. Një prej tyre është vdekja e një nëne 30-vjeçare dhe vajzës së saj tetë vjeçare, të cilat kanë marr vëmendjen edhe nga mediat botërore.
Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për shkatërrimin e pallatit gjashtë katësh në Durrës ku jetonin Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.
Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.
Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.
Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.