Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hoti: Punonjësit shëndetësorë nuk iu përgjigjen aq shumë dozës së tretë, do të duhej të ishin shembull

Lajme 28/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punonjësit shëndetësorë dhe mësimdhënësit i janë përgjigjur në masë të vogël pozitivisht vaksinimit me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, ka thënë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Hoti ka thënë në emisionin “SOT” në KTV, të martën, se këto dy kategori do të duhej dhënë shembull edhe për qytetarët e tjerë, por që sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.

“Krahasuar me interesimin që ka mbizotëruar për dozën e parë dhe të dytë, për dozën e tretë interesimi ka qenë më i ulët. Ajo çka na ka befasuar ka qenë që disa kategori që do të duhej t’i ishin shembuj të mirë të vaksinimit me këtë dozë nuk ka qenë që i janë përgjigjur aq shumë, flas për punonjësit shëndetësorë dhe për mësimdhënësit. Megjithatë ka kategori që janë të interesuar për marrjen e dozës së tretë. Marrja e dozës së tretë ka qenë një proces më i ngadalshëm”, ka thënë Hoti.

Ai ka folur edhe për planet e fillimit të vaksinimit të grupmoshave 5-12 vjeç, duke thënë se tashmë 5,000 vaksina pediatrike kanë mbërritur në Kosovë dhe se po bëhen përgatitjet e nevojshme për ta filluar procesin.

“Javën e kaluar kemi pranuar rreth 5,000 doza të vaksinave COVID-19 nga SHBA-ja, përmes mekanizmit COVAX. Pasi të arrijnë shiringat adekuate dhe tretësit për këto doza pediatrike, ne do të mund të fillojmë me procesin e vaksinimit të fëmijëve të moshës 5-12 vjeç. Është me rëndësi që prindërit t’i kenë informatat e sakta. Të dhënat e bazuara në dëshmi tregojnë se efektet anësore kanë qenë jashtëzakonisht të vogla”, është shprehur Hoti.

Sa i përket rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, Hoti ka thënë se deri pak kohësh spitalet kanë qenë me zero raste të hospitalizimeve, derisa siç ka thënë, variantet e reja të Omicronit janë më të lehta dhe po shkaktojnë më pak pneumoni.

Artikulli paraprak4 pacientë me Covid-19 në Infektivë, njëri në gjendje të rëndë
Artikulli i rradhës Drejtorë të klinikave në QKUK dhe pronarë të institucioneve shëndetësore private

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.