Gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit, diskutime janë zhvilluar rreth mundësisë që virusi të mund të përhapet nga njerëz që janë asimptomatikë.
Megjithëse të dy simptomat kryesore të Covid-19 janë përmendur gjerësisht si një temperaturë e lartë dhe një kollë e vazhdueshme shkruan Independent.
Por tanimë zyrtarët shëndetësorë kanë thënë kohët e fundit humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jenë gjithashtu simptoma “më pak” të njohura të virusit Covid-19 përcjell Gazeta Shneta.
Në një deklaratë nga Shoqata Britanike e Otorhinolaringologjisë theksoi se simptomat ishin gjetur midis “një numri pacientësh” në “mungesë të simptomave të tjera”.
Poashtu në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Profesor Hopkins dhe Profesor Kumar shpjeguan se ekziston një numër “domethënës” i pacientëve me koronavirus në Korenë e Jugut, Kinë dhe Itali të cilët kanë zhvilluar anosminë dhe hiposminë (aftësia e zvogëluar për të nuhatur dhe zbuluar aromat).
“Viruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme janë të njohura që shkaktojnë humbjen e nuhatjes dhe shijes pas infektimit dhe mbi 200 viruse të ndryshme dihet se shkaktojnë infeksione të traktit të sipërm të frymëmarrjes,” thanë profesorët.
Koronaviruset e përshkruara më parë mendohet se përbëjnë 10 deri 15 përqind të rasteve.
Prandaj nuk është për t’u habitur që virusi Covid-19 gjithashtu do të shkaktonte anosmia në pacientët e infektuar”. /Gazeta Shneta/