Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hyjnë në grevë mjekët e rinj në Britani, kërkojnë rritje të pagave

Lajme 11/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët e rinj në Britani filluan të martën një grevë katër-ditore mbi pagat që ka të ngjarë të shkaktojë ndërprerje të paprecedentë në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS).

Dhjetëra mijëra mjekë të rinj, që përbëjnë gati gjysmën e fuqisë punëtore mjekësore, po bëjnë grevë për rritje të pagave në përputhje me inflacionin, grevë kjo që pason një grevë tre-ditore të mjekëve muajin e kaluar. “Ky raund i fundit i grevave do të shohë nivele të paparashikueshme të ndërprerjes dhe ne jemi shumë të shqetësuar për ashpërsinë e mundshme të ndikimit tek pacientët dhe shërbimet në të gjithë vendin,” tha Drejtori Kombëtar Mjekësor i NHS në Angli, Stephen Poëis.

“Ne kemi kërkuar gjithashtu (spitalet) të riplanifikojnë procedurat dhe pacientët ambulatorë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo do të marrë javë për t’u rikuperuar,” shtoi Poëis për BBC Radio, duke shtuar se NHS po punon për të siguruar që shërbimet e urgjencës të mbahen të paprekura. Shefi i Konfederatës NHS, i cili përfaqëson organizata në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor, tha për Sky Neës se ai priste që deri në 350,000 termine të anuloheshin gjatë grevës katër-ditore.

Në anën tjetër, Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), sindikata që përfaqëson mjekët, kërkon një rritje pagash prej 35%, duke argumentuar se mjekët kanë pësuar një ulje reale të pagave prej 26% gjatë 15 viteve. BMA ka shtuar se grevat e mjekëve të rinj, disa prej të cilëve janë me shumë përvojë, mund të ndërpriten nëse ministri i shëndetësisë Steve Barclay parashtron një ofertë të besueshme pagash.

Kjo grevë po ndodh në kohën kur NHS përjeton një nga krizat e saj më të rënda në historinë e saj 75-vjeçare, e mbingarkuar me rreth 7 milionë pacientë që presin trajtim spitalor, duke prekur rëndë fusha të tilla si kujdesi kardiovaskular.

Artikulli paraprakDy të infektuar me COVID-19 në Kosovë, 64 raste aktive
Artikulli i rradhës Grave shtatzëna iu ofrohen 400 funte për ta lënë duhanin

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.