Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hypponen: Inteligjenca artificiale do krijojë doktorë superiorë

Lajme 21/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mikko Hypponen, tha se Inteligjenca Artificiale do ta revolucionarizojë fushën e mjekësisë, kjo pasi mjekët do të jenë në gjendje t’i diagnostikojnë pacientët dhe të vendosin për terapitë me ndihmën e këtyre sistemeve.

“Doktorët trajnohen me dekada dhe pastaj lexojnë mijëra libra për të provuar që të kuptojnë dhe të mbajnë mend sa më shumë që është e mundur lidhur me shëndetin, por ata kanë limite e dini njerëzit nuk mund të mbajnë mend gjithçka, kompjuterët munden. Pra, imagjinojeni doktorët duke punuar së bashku me sistemet e inteligjencës artificiale me sisteme kompjuterike të cilat e diagnostikojnë një pacient, bëjnë foto, flasin me pacientin, shikojnë teste të gjakut dhe pastaj diskutojnë me një ndihmës që është AI i cili ka lexuar çdo libër të mjekësisë në histori, në çdo gjuhë, duke përfshirë të gjitha hulumtimet e fundit madje edhe hulumtimet e publikuara dje, ky qartësisht do të ishte një doktor superior, jo AI i vetëm, jo njeriu i vetëm, por së bashku”, tha Hypponene në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se shëndetësia nuk është fusha e vetme e cila do ndryshojë falë inteligjencës artificiale, ai tha se çfarëdo fushe që kërkon ekspertizë mund t’i zgjerojë aftësitë e veta duke përdorur sistemet e inteligjencës artificiale.

“Në të njëjtën mënyrë ne po shohim punë në fushën e mbështetjes teknike të cilat po automatizohen, të gjitha ata ‘chatbots’ kur ti shkon në një faqe kërkon ndihmë teknike dhe bisedon me dikë dhe ai nuk është njeri, është një sistem dhe është ndoshta një sistem edhe më i mirë se njeriu, sepse i mban mend të gjitha manualet, letrat, të gjitha elementet e një produkti dhe do të ketë mundësi të të jap udhëzime më mirë se një njeri, pra këto gjëra do të kenë mundësi ta zgjerojnë mënyrën se si ne i zgjidhim problemet tona”, tha Hypponen.

Artikulli paraprakNjë grua dyshohet e vrau kunatin e saj në Prishtinë
Artikulli i rradhës Vdes një burrë në QKUK, para pak ditësh kishte rënë në një pusetë të hapur

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.