Një debat i ashpër është zhvilluar dje në ATV në mes të dy kandidatëve për deputetë, Fatmire Kollçakut nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Gani Bajraktarit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kollçaku ka kërkuar nga Bajraktari që të mos flas si profesor sepse në debat janë të barabartë si kandidatë për deputetë.
Bajraktari në anën tjetër ia ka përmendur Kollçakut hormonet e tiroidesë dhe në një moment tjetër i ka than se “i merr në gojë profesorat”.
Në këtë moment ka reaguar Kollçaku duke thënë se po bullizohet nga fjalori që po e përdor Bajraktari.
Më poshtë gjeni videon e plotë.




